Shtëpia e Bardhë ka njoftura se Presidenti amerikan, Barack Obama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Obama i shprehu Putin-it shqetësimin për faktin e mosrespektimit të armëpushimit mes palëve në Siri nga ana e Damaskut.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, dy presidentët konfirmuan shtimin e përpjekjeve për fitoren kundër ISIS-it dhe Frontit al-Nusrah.
Vetë Obama ka vënë në dukje domosdoshmërinë e progresit për një tranzicion politik në Siri dhe për hyrjen e ndihmave humanitare atje duke shprehur edhe mbështetjen ndaj të dërguarit të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.