INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të flini veç e veç mund të përmirësojë martesën

Të flini veç e veç mund të përmirësojë martesën

Publikuar më: 10:59 01-08-2016
Çiftet në fillimet e bashkëjetesës së tyre, janë shumë entuziastë, edhe për faktin se do flenë së bashku.
Shumë janë pyetur, si ndikon kjo gjë në martesë dhe reagimi është interesant. Pas 5 vjetësh martesë, fjetja së bashku nuk ishte edhe aq pozitive për atmosferën e çifteve. Në SHBA, dhomat e ndara, tregojnë se ju mund ta përballoni situatën dhe nuk keni nevojë për të shkuar në terapi për çiftet.
 
Në bazë të dhënave nga Home Builders në vitin 2015, 60% e shtëpive janë planifikuar të kenë dy dhoma gjumi, pra çiftet të flenë të ndarë.
Gjithashtu, një nga gjashtë çifte në Britaninë e Madhe, kanë zgjedhur të flenë në dhoma të ndara. Si ide, nuk duket shumë pozitive, por realiteti ka treguar të kundërtën.
 
Gjatë martesës, të mos flesh me partnerin  ndikon për mirë, sidomos për jetën seksuale, të cilën nuk e kap rutina. Eksperiencat e ndryshme, kanë treguar se partnerët mund të kenë  preferencë të ndryshme, disa mund te pëlqejnë të flenë shumë vonë, e disave i pëlqen të zgjohen  shumë herët në mëngjes.
 
Sipas ekspertëve, ky është një lloj kompromisi, që çifti bën mes tyre dhe nuk ka asgjë të keqe. Kjo gjë nuk tregon se martesa juaj është në krizë, përkundrazi e përmirëson atë shumë.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0016870498657227