Shkronja H formohet me ndihmën e tre vijave, ato janë vija e zemrës, e fatit dhe vija e fillimit. Nëse këto vija lidhen formojnë një shkronjë H në pëllëmbën e dorës suaj.
Personat që e kanë këtë shkronjë do të përballen me një ndryshim pozitiv në jetën e tyre pasi të kenë kaluar të 40-tat. Kur ta kaloni atë moshë do të ndjeni sikur jeta po shkon në jetë më të mirë.
Papritur do të vësh re një rritje të të ardhurave të tua, para të 40-tave e gjithë puna dhe mundi juaj nuk sillte frytet e duhura.
Vetëm pas kësaj moshe do të mund të mbledhësh frytet e punës të shumë viteve.
Njerëzit që kanë shkronjën H në pëllëmbën e dorës, janë shumë të ndjeshëm dhe duan të ndihmojnë çdokënd. Ata gjithashtu janë bujarë dhe do të bënin gjithçka për të ndihmuar të dashurit e tyre.Edhe pse pasuria nuk i favorizon në vitet e para, nuk do ta humbin kurrë shpresën në asnjë situatë.
Këta njerëz janë të bekuar me një mendje pozitive dhe janë tmerrësisht punëtorë, ajo që i dallon nga të tjerët është zgjuarësia dhe intelekti.