Një incident i rëndë ndodhi dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, ku pati një konflikt midis pjesëtarëve të Policisë Kufitare të BiH dhe truprojave të Rexhep Taip Erdogan.
Sipas drejtorit të policisë kufitare të BiH Zoran Galic, dhjetë burra të sigurisë morën pjesë në konfliktin, që për pak sa nuk përfundoi në konfrontim të rëndë fizik.
“Ata ishin agresivë, silleshin sikur të ishin në vendin e tyre. Nuk i respektojnë aspak ligjet tona. Truprojat refuzuan t’i bindeshin kontrolleve të rregullta. Të gjithë duhet të mbahen në paraburgim dhe të privohen nga liria”, deklaroi i revoltuar Galic.
Më tej ai shtoi se të gjithë duhet t’i binden rregullave të vendit, pavarësisht pozicionit dhe pushtetit që kanë.