INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të fshehur mes gomave të kamionit, shqiptarët tentojnë të ARRATISEN nga vendi

Të fshehur mes gomave të kamionit, shqiptarët tentojnë të ARRATISEN nga vendi

Publikuar më: 13:04 19-11-2018

Shqiptarët fatkeqësisht vazhdojnë akoma të përpiqen qoftë dhe me mënyra klandestine për tu larguar nga vendi. Ata vendosin dhe veten në rrezik me një qëllim të vetëm, të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Policia e Durrësit ka zbuluar raste të tyre, të cilët ishin të fshehur poshtë kamionit, midis gomave, apo në kabinën e shoferit, ose dhe brenda kamionit duke tentuar të iknin drejt Italisë nga porti i Durrësit.

Këta shtetas i paguajnë shoferët e kamionit nga 1500 deri në 2500 euro.

Sipas policisë, një 22 vjeçar nga Dibra u gjet i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt Italisë. I riu i identifikuar me inicialet D.S u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë".

Po kështu rreth orës 17:58 të së dielës, gjatë kontrollit të një tjetër kamioni, me drejtues shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, u gjet brenda i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi i kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.

23-vjeçari edhe pse ishte depërtuar nga Norvegjia nuk hoqi dorë nga largimi, këtë herë tentativa e dytë ishte Italia.
Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë .ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative gjobë, në masën 20 mijë lekë të reja.

Gjithashtu për një udhëtim më komod, jo si ai poshtë rrotave, duhet të paguash. Një 37 vjeçar nga Kosova i identifikuar me inicialet G.T, 37 vjeç, kishte paguar shoferin e kamionit 1500 euro dhe ky i fundit e kishte fshehur në kabinën e kamionit, tek krevati i shoferit.

Ai u zbulua gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit, me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç, banues në Tiranë.
"37-vjeçari do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme me linjën Durrës - Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro." Informon policia e Durrësit.

shoferrr.jpg

 

shof.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889