Ishte vetë moderatorja Arbana Osmani e cila zbuloi se emisioni “Dua të bëj të lumtur” do të nisë në datën 17 shkurt që përkon me ditën e shtunë të javës aktuale.
Jo vetëm kaq por moderatorja zbuloi dhe personazhin e parë që do të ishte i ftuar, pikërisht aktori i madh Robert Ndrenika.
Por jo vetëm Ndrenika, është zbuluar se në emision do të jenë të ftuar edhe disa personazhe të tjerë Vip.
I ftuar do të jetë edhe aktori i madh Rikard Larja në një nga puntat e emisionit dhe gjithashtu një personazh tjetër Vip i ftuar do të jetë dhe ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.
Sipas logjikës së thjesht të ftuarit specialë do të jenë aty për të surprizuar fansat e tyre duke i bërë të lumtur.