INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të fundit në rajon, FMN kërkon rishikimin e pragut të TVSH për bizneset e vogla

Të fundit në rajon, FMN kërkon rishikimin e pragut të TVSH për bizneset e vogla

Publikuar më: 08:24 05-07-2019

Ulja e pragut të TVSH-së për biznesin e vogël nga 5 në 2 milionë lekë ka detyruar mijra sipërmarrje të ulin qepenin. Mirë që kjo masë e marrë një vit më parë dëmtoi shumë biznese por nuk jep as efektet në arkën e shtetit. Madje, nga një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar rezulton e kundërta.
Mbledhja e TVSH është përkeqësuar duke e renditur Shqipërinë e fundit të rajon.  Sipas FMN renditja e dobët e Shqipërisë vjen për shkak të intensitetit të lartë të përjashtimeve, që do të thotë mbyllje biznesesh dhe mospagim i TVSH-së në kohë.
Kujtojmë këtu se FMN ka qenë kundër që në fillim dhe rekomandon sërish rishqyrtimin e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla.
FMN thotë se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është përballur me sfida të mëdha në menaxhimin e zgjerimit të regjistrit të TVSH-së, pas reduktimit të pragut.
Reduktimi futi rreth 13.000 biznese të vogla në sistemin e TVSH-së për herë të parë në prill 2018. Kjo rriti me gati një të tretën numrin e bizneseve që u përfshinë në TVSH, por nuk kanë qenë të pakta edhe bizneset që u mbyllën.
Gjithashtu, sipas analisës së Fondit, efikasiteti i TVSH në Shqipëri cënohet edhe më tej nga detyrimet e prapambetura të rimbursimit të tatimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992