Një ceremoni madhështore, me numër të lartë të pjesëmarrjes nga Vip-at e famshëm si të ftuar dhe dasma e Elita Rudit dhe Gjikos ngjante si në përralla.
E pamë me fustanin e bardhë, na tregoi pajën dhe dhuratat që kishte marrë ndërsa së fundmi moderatorja ka treguar edhe imazhin më të ëmbël nga dita e saj e lumtur.
"Burri im fantastik, të adhuroj", shkruan Elita në foton e postuar në Instagram, ku shihet teksa shkëmben një puthje me Gjikon teksa në sfond duket gjithashtu edhe torta gjigande ceremoniale në formën e engjëllit.
Ëmbëlsia e çiftit më të ri të showbizz-it në nivele të larta! Le të shpresojmë që Gjiko dhe Elita të jetojnë të lumtur.../intv.al/