INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjitha ndryshimet e Kodit Penal, burg deri 15 vjet për ushqimet e rrezikshme

Të gjitha ndryshimet e Kodit Penal, burg deri 15 vjet për ushqimet e rrezikshme

Publikuar më: 09:48 04-05-2019

Janë zbardhur ndryshimet që parashikon maxhoranca të bëjë në Kodin Penal. Krahasuar me Kodin që është në fuqi shikohet se për shumë vepra penale është hequr masa administrative me gjobë dhe janë shtuar vitet e dënimit me burg.

Ndryshimet konsistojnë më së shumti tek mbrojtja e funksionarëve publikë apo punonjësve që ushtojnë detyrë shtetërore, si mjekët dhe policët. Kuvendit i propozohet që goditja ndaj efektivë të policisë ose mjekëve të dënohet nga 1 deri në 5 vite heqje lirie. E njëjta masë dënimi propozohet edhe për dhunën në sport në rastet e goditjes së arbitrave, trajnerëve apo sportistëve. Ndërsa goditja e të zgjedhurve apo funksionarëve publik dënohet me burgim nga 1-5 vjet.

Sa i përket sigurisë ushqimore, drafti parashikon që prodhimi dhe shitja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut do të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa nëse kjo vepër do të sjellë dëmtim të shëndetit të konsumatorit, ndëshkimi do të jetë me 10 vjet burg për tregtarin e produkteve. Kur kjo afekton fëmijët apo gratë shtatëzëna dënimi me burgim shkon deri në 15 vjet.

Sa i përket lojëva etë fatit nuk ka më dënim me gjobë por vetëm burgim deri në 3 vjet për organizuesit. Masa më të lehta parashikohen për ata që luajnë. Pjesëmarrja në lojërat e fatit dënohet me gjobë ose burgim deri në 1 vit.

Ndëkrohë, Kodi Penal parashikon dhe një vepër penale për ata që bllokojnë transportin publik. Vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit të mjeteve dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.

Këto ndryshime këtë javë do të diskutohet në komisionet parlamentare dhe pritet që seancën e radhës të kalojnë në Parlament për votim.
Ndryshimet në Kodin Penal miratohen me 84 vota, çka do të vërë në provë deputetët e rinjë opozitarë. Pritet të shikohet nëse ata do të bashkohen me maxhorancën për votimin e këtyre ndryshimeve apo do të ketë debat.

Ndryshimet e Kodit Penal

SIGURIA USHQIMORE
-Importimi apo prodhimi për shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, burgim deri në 3 vjet
-Kur shkaktohet vdekja e njeirut, dënimi me burgim nga 3-10 vjet
-Kur preken fëmijët ose gratë shtatëzëna, burgim deri në 15 vjet
-Zëvendësimi i shenjave të sigurisë tek ushqimet, dënimi me burg deri 3 vjet

BLLOKIMI I TRANSPORTIT
-Vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit të mjeteve dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet

GODITJET PËR SHKAK TË DETYRËS
-Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj punonjësit që kryen një detyrë shtetërore, dënimi me burgim nga 1-3 vjet
-Kjo vepër ushtorhet ndaj personave të zgjedhur apo funksionarit publik, dënimi me burgim nga 1-5 vjet
-Dhuna ndaj policisë, burgim 1-5 vjet
-Dhuna ndaj mjekëve, burgim 1-5 vjet
-Kur dhuna ushtrohet brenda institucionit, dënimi nga 3-5 vjet

DHUNA NË FUSHË
Goditja e sportistit, trejnerit, arbitrit etj, dënohet me burgim nga 1-3 vjet

ORGANZIMI DHE USHTRIMI I LOJËRAVE TË FATIT
-Organizimi dhe ushtrimi i lojërave të fatit, dënim nga 1-3 vjet me burg
-Kur në lojë marrin pjesë persona nën moshën 18 vjeç, dënimi nga 2-5 vjet
-Pjesëmarrja në lojërat e fatit, dënimi me gjobë ose burgim deri në 1 vit

NDOTJA E AJËRIT DHE TOKËS
-Ndotja e ajrit, ndotja në sipërfaqe apo thellësi të tokës, nëpërmjet shkarkimit, emetimit të lëndëve të rrezikshme, dënimi me burg deri në 3 vjet
-Kur kjo ndodh në zonat e mbojtura, dënimi me burgim deri në 5 vjet
-Kur kjo vepër ka shkaktuar vdekjen e një ose disa personave, dënimi me burgim nga 5 deri në 15 vjet
-Grumbullimi, transportimi ose asgjësimi i mbetjeve në shkelje të kërkesave të ligjit, dënim me burgim nga 2-5 vjet

PRISHJA E QETËSISË PUBLIKE
-Ushtrimi i veprimtarisë ekonomike që tejkalon normat e zhurmës, dënim me gjobë nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë ose burgim deri në 2 vjet

E DREJTA E AUTORIT
-Gjobë ose dy vjet burg për të drejtën e autorit
-Kur kryet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënimi me gjobë ose burg deri 3 vjet

Article Logic
Execution time: 0.0039849281311035