INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjitha shenjat e HOROSKOPIT janë nga pak ''MANIAKE''! Zbuloni cila është mania juaj

Të gjitha shenjat e HOROSKOPIT janë nga pak ''MANIAKE''! Zbuloni cila është mania juaj

Publikuar më: 15:32 17-12-2019

Dashi

Atyre u pëlqen të jenë të informuar me gjithçka që ndodh rreth yre, kështu që shohin celularin çdo sekond për të parë nëse ka të reja. Kanë të drejtë edhe kur nuk është kështu. Ata që thonë ajo është e drejtë dhe nuk pranojnë kundërshtime. Ndihen jo të kompletuar nëse nuk i prekin flokët një mijë eherë.

Demi


Mund të duket një nervozizëm i thjeshtë, por nuk është ashtu. Demi ka një mani të vazhdueshme për të kafshuar buzët, madje dhe për të rrjepur lëkurën e tyre. Ka zakon të ruajë gjërat, por nuk mban gjëra të vjetra, vetëm gjëra që mendon se kanë një domethënie për të ose që mund t’i shërbejë në të ardhmen.

Binjakët

Binjakët kanë një mani të tundin këmbën, nuk ka rëndësi nëse u kërkon të ndalojnë, thjesht nuk e bëjnë. Hanë thonjtë, por jo nga stresi, e bëjnë ngaqë i mbajnë gishtat në gojë sepse janë gjatë gjithë kohës duke bërë diçka.

Gaforrja

Gaforret duan të mbrojnë këdo, ngjajnë si nëna. Janë shumë në ankth kur janë të shqetësuar, nuk i zgjidhin dot problemet dhe ecin nga një anë në tjetrën.

Luani

Janë shumë dramatikë dhe u pëlqen të kenë vëmendjen e njerëzve. Janë shumë argëtues dhe intensivë në ndjenja dhe me këtë ndjejnë nevojën të bezdisin personin që pëlqejnë.

Virgjëresha

Asgjë s’mund të jetë jashtë vendit të vend, një vazo lulesh e vendosur në një vend të gabuar është arsye e mirë për t’i irrituar. Kanë zhargone të çuditshme, gjë që bën pjesë në çmendurinë e tyre. Preferojnë të bëjnë gjithçka vetë sepse gjithçka duhet të jetë sipas mënyrës së tyre.

Peshorja

Janë shumë dembelë, kështu që flenë shumë dhe zgjohen vonë. Janë nga ata tipat që na ngjajnë me ish-shokët e shkollës që duan dy orë të bëhen gati të për të recituar dhe në fund nuk recitojnë. U kërkojnë këshilla të gjithëve dhe nuk ndjekin këshillën e askujt në fund.

Akrepi

Janë shumë emocionalë dhe e shprehin qartë, buzëqeshin edhe kur nuk ka asgjë zbavitëse. U pëlqen adrenalina, por kur janë brenda një atmosfere të tillë, fillojnë të grinden.

Shigjetari

Shigjetari është shumë ironik, sidomos kur është xheloz. Është tipi që flet hapur, s’ka rëndësi ç’mendon ai që ka përballë, është shumë i sinqertë dhe ndihet gjithmonë rehat.

Bricjapi

Bricjapët janë shumë të shqetësuar në lidhje me oraret, kështu që gjithmonë kontrollojnë orën, pasi i urrejnë vonesat. Të jetosh me një bricjap kërkon regjim ushtarak, pasi i pëlqen të japë urdhra dhe gjithçka bëhet në mënyrën e vet. Ai ka zakon të tërheqë veshin dhe të përdredhë flokët.

Ujori

Ujorët e kanë zakon të mos japin mendime për të mos krijuar luftë. Hutohen shumë shpejt dhe mund të dalin edhe pakrehur. Mendojnë shumë për të ardhmen, planifikojnë shumë dhe harrojnë të jetojnë momentin.

Peshqit

Të ndjeshëm sa petalet e luleve mbi lëkurë, nuk e harrojnë kurrë dashurinë e vjetër dhe jetojnë duke parë telefonin dhe bisedat e vjetra. Kujdesen gjithmonë të kontrollojnë mos janë sëmurë, mos janë ftohur ose nëse diçka nuk po shkon mirë me shëndetin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096