Moderatorja e njohur, Marina Vjollca ka ndarë si rrallëherë momentet më të ëmbla me bashkëshortin e saj, Getoar Selimi. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një video ku duket se reperi i ka dhuruar disa puthje sapo Marina është zgjuar nga gjumi.
Moderatorja shfaqet mjaft e qeshur, duke treguar njëherazi se ndihet mjaft mirë. Kujtojmë se jo më larg se dje Getoari festoi ditëlindjen e tij, ku mes shumë urimesh dalloi ai i Vjollcës e cila i uroi më të mirat, edhe pse tanimë gjëja më e mirë e reperi ishte vetë Marina.