INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë aludojnë për marrëdhënien e tyre, por tani Nora Istrefi flet të vërtetën për ndarjen e përfoulur nga Robert Berisha: Njeriu mendohet ... [FOTO]

Të gjithë aludojnë për marrëdhënien e tyre, por tani Nora Istrefi flet të vërtetën për ndarjen e përfoulur nga Robert Berisha: Njeriu mendohet ... [FOTO]

Publikuar më: 22:38 28-06-2019

2 javë më parë Nora Istrefi ishte e ftuar speciale në emisionin “Xing me Ermalin” dhe disa prej deklaratave të saj u keqkuptuan shumë nga publiku. Kur u pyet për ato se çfarë ka thënë Roberti ndaj Tunës, Nora u përgjigj se nuk i pëlqejnë aspak megjithatë ajo e respekton partnerin. “Jo nuk jam dakord, sepse unë nesër edhe nëse nuk do të jem me Robertin ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do të ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj shumë Robertin”, u shpreh Nora. Kjo deklaratë u keqkuptua dhe në media dolën lajme se Nora dhe Roberi i kishin dhënë fund martesës së tyre. Së fundmi në një intervistë për emisionin “Mirage”, Istrefi i ka hedhur poshtë këto pretendime duke treguar se lidhja mes saj dhe bashkëshortit vazhdon të jetë perfekte.

“Njeriu mendohet t’i shpjegojë me detaje disa gjëra dhe mund të keqkuptohet. Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar, vazhdojmë të jemi prindër, vazhdojmë të jemi bashkë të lumtur”, tha Nora. Ndër të tjera ajo ka treguar se kur të vijë koha do të heqë dorë nga muzika ose do të bëjë një pauzë të gjatë, për t’u marrë me ndonjë biznes. Nora ka premtuar se këtë verë do të publikojë tre projekte muzikore, që pritet të jenë të suksesshme si çdo këngë tjetër e saj. 

no-e1561754676495.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205