Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë kthyer në kryefjalën e titujve rozë ditëve të fundit pasi po aludohet për një ndarje të mundshme mes tyre.
Lori dhe Visi nuk e ndjekin më njëri- tjetrin në rrjetet sociale dhe ka mjaftuar kaq që të shpërthejnë thashethemet.
Lori së fundmi ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e saj nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve në Instastory.
E pyetur se çfarë e inatos më së shumti, Lori është përgjigjur shkurt dhe qartë me:
Padrejtësia, mosmirënjohja dhe injoranca.
Nuk e dimë nëse këto ndoshta i aplikohen dhe partnerit apo ish-patrnerit të saj e megjithatë opsionet mbeten të hapura.