Tragjedia e ditës së djeshme shkaktuar nga dy tërmete të mëdha në Shqipëri, kanë tronditur të gjithë popullin shqiptar. Numri i viktimave tashmë ka shkuar në 29, ndërsa raportohen me qindra njerëz të lënduar, kryesisht në zonën e Thumanit dhe Durrësit.
Mes shumë personaliteteve që ofruan strehim dhe dhuruan ndihmë për të prekurit nga tërmetet ishte edhe reperi i njohur Noizy. Noizy e ka kaluar mbrëmjen e lënë pas pranë çadrave të ngritura për banorët e prekur në Durrës, madje ka gatuar për ta.
Ai ka publikuar pamje në rrjetet sociale, teksa tregon se ka qarë shumë teksa shkruan:
“Edhe pse patëm fatkeqësi zemrat nuk i prishëm, madje mësuam se sa shumë e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjalë për gjestin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë, mund të kem parë vetë me sytë e mi mbi 50 kamiona me ndihma për vëllezërit dhe motrat e tyre që kishin nevojë, si me ushqim por edhe jorganë e batanije. Bravo!
Kam qarë shumë, jo nga frika por nga gëzimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerëzve që kontribuojnë, të ketë kontroll mbi gjithçka sepse nuk duhet abuzuar me mirësinë, ju që kontribuoni duhet të siguroheni që atë që ju na ofroni të shkojë në vendin e duhur. Edhe një herë në emër të gjithë shqiptarëve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoftë me të gjithë ju dhe familjet tuaja. Uroj që këto lloj fatkeqësish mos të ndodhin më kurrë”.
Edhe reperi shqiptar Capital T është solidarizuar me ata që nuk kanë strehim në Shqipëri duke i ftuar në Prishtinë njerëzit në nevojë. Reperi është angazhuar bashkë me miqtë e tij që të strehoje shumë njerëz përfshire këtu edhe shpenzimet që ka transporti dhe ushqime.
View this post on Instagram
Kësaj nisme humane i janë bashkuar edhe familja Vula të cilët kanë ofruar strehim dhe ndihmë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore.
Ndër të famshëm si Alaudin Hamiti, Genc Prelvukaj, Capital T – edhe familja Vula hapi dyert për të prekurit nga fatkeqësia natyrore në Shqipëri.
Xheraldina, Agon dhe Ledri Vula ofruan ushqim dhe strehim në Vula Residencies në Prishtinë për ata që u prekën nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë
Në një postim të tij në llogarinë në Instagram, Ledri njoftoi se ofron strehim dhe ushqim për të prekurit në Prishtinë për të pastrehët e Thumanit dhe Durrësit.
“Nuk jeni vetëm” – shkruan reperi në postimin e tij në Instagram.
Ndërkohë reperi Majk në shenjë solidarizimi për Shqipërinë, nuk ka mundur të performojë dje në Tetovë, shkruan lajmi.net.
Ai atje ishte fizikisht për t’i mbështetur fansat të cilët janë mbledhur për të dhe theksoi se një pjesë të të ardhurave do ti dhurojë për familjet e prekura nga tërmeti.
“Ne shenje solidarizimi me viktimat e termetit ne Shqiperi, sot nuk munda te performoje ne Tetove edhe pse isha fizikisht aty per ti respektuar fansat. Bashkendjeje dhimbjen me familjaret dhe jam shume i prekur nga kjo fatkeqesi. Nje pjese e te hyrave te koncertit kam vendosur ti dhuroj per familjet e prekura nga termeti ne Shqiperi. Falemnderoj te gjithe fansat per mirekuptimin, dhe ju njoftojme se do te kthehem prap per te performuar nje date tjeter ne Tetove dhe se te gjitha biletat e blera sot do te jene valide per daten tjeter.??❤️ God bless us ??????”, ka shkruar ai në Instagram.
Reperi Mozzik ka bërë thirrje që nxënësit dhe studentët në Kosovë nga nesër të marrin iniciativë për të grumbulluar para për Shqipërinë.
“Studenta e nxënes të dashur të Republikës së Kosovës.. nga nesër merrni iniciativë në shkollën apo fakultetin ku jeni.. kush ka mundësi të grumbulloj para për Shqipërinë! #ShqipëriaNënajonë”, janë fjalët e Mozzik.
Mozzik bashkë me Arbër Hajdarin kanë marrë iniciativë në kuadër të “Fundjavë ndryshe” për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe mësohet se janë mbledhur mbi 1 milion dollarë.