INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë çiftet në shtrat bëjnë këto dy gabime! Zbulojini tani!

Të gjithë çiftet në shtrat bëjnë këto dy gabime! Zbulojini tani!

Publikuar më: 15:46 28-08-2018

Me siguri nuk keni nevojë për ndonjë studim që t’ua tregojë këtë, por hulumtimet e fundit tregojnë se seksi është përbërësi kryesor për t’i bërë lidhjet afatgjata.

Në fillim të lidhjes, seksi dhe pasioni nuk janë aq të vështira – por gjërat mund të vështirësohen paksa përderisa vitet shkojnë.

Nëse keni probleme të tilla, atëherë mos i bëni këto gabime të zakonshme:

Mos mendoni se keni nevojë të dilni që të lidheni me njëri-tjetrit

Nëse jeni si çiftet e zakonshme, gjëja e parë që e bëni për t’u rilidhur është të caktoni një natë për të dalë së bashku në restorant apo kudo.

“Ideja është se pas një darke të shtrenjtë, qirinjve dhe verës, ju do të ktheheni në shtëpi dhe do të dëshironi të ngacmoni njëri-tjetrit”, thotë Tammy Nelson, terapist i seksit dhe lidhjeve.
Por, çfarë ndodh në të vërtetë pas këtyre gjërave?

“Shumica e çifteve nuk duan gjë tjetër pos që të shkojnë të flenë”, thotë ai.

Prandaj, në vend se ta bëni këtë, ai sugjeron që t’i lini fëmijët të dalin jashtë, përderisa ju qëndroni në shtëpi dhe e shijoni çdo sekondë të shenjtë.

Shmangia e seksit sepse nuk jeni në humor…

Jeta e një të rrituri mund të jetë tejet e lodhshme dhe stresi mund ta zvogëlojë dëshirën seksuale, thotë Nelson. Por, nëse prisni derisa të keni shumë kohë të lirë që të bëni seks, atëherë mund të prisni shumë gjatë. Prandaj, më mirë është që veç ta bëni atë dhe të jeni mirënjohës për këtë. Kontakti seksual ju bën të ndjeheni më të lidhur dhe e zvogëlon stresin në martesë.

Article Logic
Execution time: 0.0028619766235352