INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë do ta donin një vjehrrë si ajo e Floriana Garos, ja pse [FOTO]

Të gjithë do ta donin një vjehrrë si ajo e Floriana Garos, ja pse [FOTO]

Publikuar më: 11:12 11-10-2017

Zakonisht marrëdhënia mes nuses dhe vjehrrës, lë shumë për të dëshiruar.

Por Floariana Garo është me fat në këtë pjesë. Ish moderatorja e “Jo vetëm modë”, la Shqipërinë për të nisur një jetë të re pranë të dashurit të zerës, në Gjenevë.

Vjehrra e saj, Lumturi Koleci, kryetare e Aleancës Kuqezi, në një intervistë të dhënë për gazeta shqiptare ka rrëfyer edhe raportin që ka me Florianën. Ajo preferon ta ketë më shumë shoqe sesa nuse.

 “Unë dhe Floriana as që e kemi parë ndonjëherë raportin tonë me syrin e vjehrrës dhe nuses. Ne njihemi prej një viti dhe marrëdhënia jonë është e dy mikeshave të mira që e vlerësojnë dhe e respektojnë shumë njëra-tjetrën,” shprehet Lumturia.

Ndërsa sa i përket të bërit gjyshe, Lumturia ia ka lënë në dorë çiftit.

1-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941