Që pas klipit “Njësoj” këngëtarja Elvana Gjata ka rënë në qetësi.
Tashmë ajo i kushton më shumë rëndësi vetes së saj dhe pushimit. Kështu, pas anullimit të koncerteve dhe pas pushimeve verore, këngëtarja është zhvendosur përkohësisht në Gjermani. Atje jeton motra e saj, Migena, më saktë në Dusseldorf. Videoja e hedhur në Snpachat na tregon 29 vjeçaren teksa e kalon kohën nëpër parqe të qeta duke ecur me biçikletë bashkë me motrën e cila duket se është një çikliste e zonja . E ndërkohë që Elvana po pushon, shumë shpejt pritet të publikohet edhe projekti i shumëpritur mes saj dhe dy reperave nga Kosova, 2PO2 dhe Capital T.