INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë dolën nga shpella, por trajneri 25-vjeçar rrezikon të ndiqet penalisht

Të gjithë dolën nga shpella, por trajneri 25-vjeçar rrezikon të ndiqet penalisht

Publikuar më: 13:55 11-07-2018

"Shko Adul, është rradha jote". Kjo është fjalia me të cilën Ekkapol Chantawong përcolli fëmijën e 12-të të ekipit, i cili largohet nga shpella. Ai doli dhe Ek qëndroi i vetëm në shpellë, duke dal i fundit në vendin që u kthye në makthin e tij dhe të ekipit për ditë të tëra. Për një orë trajneri u kthye në fëmijën e vetmuar që ka qenë gjithmonë. Ashtu sikur ishte dymbëdhjetë vjet më parë kur papritur humbi babanë, nënën dhe vëllanë e vogël. Pas shtatëmbëdhjetë ditësh në errësirë, për një orë Ekkapol nuk ishte trajneri trim asistent i cili mbajti ekipin e “Derrave të Egër” në momentet më të vështira të bashkuar, duke i motivuar ata që të qëndronin të qetë. Pas 25 vjetësh, ai është bërë përsëri një jetim. Përsëri pa dritë, pa ekip, dhe me jetën e vështirë që tani duket se e pret jashtë. Deri në fund qëndroi me të 14-vjeçari, Adul Sam-on që ashtu si dhe Ek ka lindur në Myanmar. Historitë e tyre janë të ngjashme. Ekkapol Chantawong, 25 vjeç, ka lindur në Myanmar, por tani jeton në qytetin kufitar të Mae Sai në Tajlandë. Pasi humbi familjen në moshën 12-vjeçare ai u bë murg për disa vjet, ashtu si shumë burra në Tajlandë, para se të vendoste të bëhej një trajner futbolli, duke aplikuar për një punë me ekipin Moo Pa “Derrat e Egër”.

trajneri_me_djemte.jpg

Ai ende viziton tempullin çdo ditë dhe në pasdite trajnon djemtë në fushë. Në mbrëmje, ai nganjëherë kthehet në Mianmar për t'u kujdesur për gjyshen e tij. Adul Sam-on, ishte i vetmi nga grupi i bllokuar në shpellë në gjendje të fliste anglisht me zhytësit. I lindur në shtetin e vetëqeverisur të Myanmarit, Adul, i cili flet katër gjuhë të huaja ka qenë në shkollën “Ban Pa Moead” që kur ishte shtatë vjeç. Ai e la familjen e tij pas për të marrë një arsimim më të mirë në Tajlandën veriore, por prindërit e tij ende e vizitojnë atë në kishën e krishterë ku ai qëndron.

adul.jpgDuke folur më herët të mërkurën, inspektori i ministrisë së Shëndetësisë, Tongchai Lertvirairatanapong tha se djemtë ishin në gjendje të mirë, pavarësisht se secili kishte humbur mesatarisht dy kilogram peshë gjatë kohës së tyre në shpellë. Ai ia atribuoi shëndetin e tyre relativisht të mirë trajnerit, 25-vjeçarit Ekkapol Ake Chantawong, një ish-murgu. "Duhet të lavdëroj trajnerin, i cili u kujdes shumë për futbollistët," tha Lertvirairatanapong.
Ndërkohë trajneri 25-vjeçar është bërë subjekt i polemikave të ashpra, disa e etiketojnë si njeri të papërgjegjshëm ndërkohë prindërit e fëmijëve nga ana tjetër e mbrojnë.
"Një i çmendur i papërgjegjshëm që solli fëmijët aty!" apo "Hero, i cili i shpëtoi ata me fjalët e tij!". Brenda shpellës “Tham Luang”, trajneri nuk ka dëgjuar asgjë nga ato që u thanë jashtë. Dyshimet e autoriteteve është se ai duhet të gjykohet. Prindërit debatojnë, duhet të falet. Kur të gjithë fëmijët dërguan letra për të përshëndetur familjarët e tyre, Ekkapol shkroi vetëm një, ku u kërkoi ndjesë prindërve të djemve: Më falni!

foto_2_2.jpg“(Pothuajse) gjithçka është falur. "Nëse nuk do të ishit Ju, si do të kishte mbijetuar biri im?"- u përgjigj nëna e Tee. Futbollistëve të vegjët, në 288 orë trajnim Ekkapol u ka mësuar si të meditojnë, ashtu siç mësoi edhe ai vet në manastir. Zhytësit anglezë u mahnitën kur gjetën pas dhjetë ditësh djemtë aq të qetë, në gjendje të mirë, madje e duke buzëqeshur. Ekkapol është më rëndë se të gjithë në spital. 25- vjeçari, edhe pasi u gjetën nuk pranoi të hante ushqim duke ua dhënë djemve pjesën e vet. Ndërkohë jashtë spitalit e pret një gjë aspak e mirë. Autoritet thuhet se po nisin ndjekjen penale ndaj tij. A e meriton këtë Ekkapol Chantawong?

Article Logic
Execution time: 0.0029690265655518