INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë duan punë në Gjermani, por ç’pritet të ndodh në 2019

Të gjithë duan punë në Gjermani, por ç’pritet të ndodh në 2019

Publikuar më: 16:52 26-12-2018

Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe e Industrisë pret në vitin e ri 2019 që të krijohen më pak vende pune të reja në Gjermani. Të paktën kështu shkruan Deutsche Welle. Presidenti i DIHK-së, Eric Schweitzer pret që të krijohen 500.000 vende pune shtesë.

Kjo nuk është një rritje ekonomike aq e mirë sa vitet më parë, i tha Schweitzer agjensisë së lajmeve DPA. Për këtë vit, DIHK pret që numri i vendeve të punës të rritet me 580.000 mijë, në vitin 2017 ishin 630.000 punësime të reja.

“Besoj se ekonomikisht kemi pasur rrallë kaq shumë pasiguri sa tani: Brexit, grindje tregtare, gjendje jo e qendrueshme në Itali ose në Turqi, konflikte në Lindjen e Afërt, kërcënim për dogana për automjetet në SHBA,” u shpreh Schweitzer.

Konflikti tregtar që mbulon gjithçka zhvillohet ndërkohë midis SHBA dhe Kinës shkruan DW.Një luftë tregtare do të çonte në zhvendosje kolosale në ekonominë botërore, theksoi Schweitzer

Kësaj i shtohet mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, që i vë uzinat në të gjithë Gjermaninë para një problemi gjithnjë e më të madh. Për 1,6 milionë vende pune në plan afatgjatë sipërmarrjet nuk do të gjejnë dot punonjës.

“Prandaj edhe ligji i imigrimit të punonjësve të kualifikuar është “saktësisht hapi në drejtimin e duhur, të cilin e kemi dëshiruar”, tha Presidenti i Shoqatës së Punëdhënësve Gesamtmetall.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492