INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë duhet të shkoni me vrap në palestër. Do keni përfitime të pabesueshme!

Të gjithë duhet të shkoni me vrap në palestër. Do keni përfitime të pabesueshme!

Publikuar më: 14:07 12-06-2018
Të gjithë kanë folur për të mirat që ju sjellë palestra. Disa përtojnë, disa nuk besojnë se ka efekt te shëndeti i njerëzve dhe disa besojnë fort duke e frekuentuar vazhdimisht. Sipas intv.al  ja pse duhet të shkoni me vrap në palestër dhe s’duhet të humbisni më kohë:
1. Përfitime të mëdha shëndetësore
Sipas intv.al  shkuarja në palestër është e mirë për shëndetin tuaj dhe palestër! Do keni forcim të zemrës dhe mushkërive. Departamenti Australian i Shëndetësisë rekomandon pesë orë stërvitje të moderuar në javë, duke përfshirë aktivitetet për forcimin e muskujve të paktën dy herë në javë.
Studimet tregojnë se stërvitja e rregullt dhe rritja e forcës dhe niveleve të kardio në  palestër mund të ndihmojnë në uljen e rreziqeve dhe sëmundjeve shëndetësore, duke përfshirë:
Sëmundje zemre
Presion të lartë të gjakut
Kolesteroli i lartë
Diabeti (tipi II)
Depresion
Sëmundje të lidhura me stresin
2. Bëni miq
Palestra është një mënyrë e mirë  për të qenë shoqërorë dhe për të takuar njerëz. Grupi do t’ju ndihmojnë të punoni drejt qëllimeve tuaja dhe kjo është një mënyrë argëtuese për të bërë miq. 
3. Krijoni një rutinë të shëndetshme
Ju krijoni një rutinë dhe do të krijoni një zakon të ri të shëndetshëm dhe ky investim do t’ja vlejë. Ju do dëshironi vetë të shkoni në palestër, pra do shkoni me kënaqësi.
4. Rritja e niveleve të energjisë
Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa kur largoheni nga palestra  pas një stërvitjeje energjike. Nxitoni të shkoni në palestër të gjithë. Mos përtoni. Në vend që të shtriheni në krevat dhe të qëndroni në rrjete sociale, investoni për pamjen tuaj të jashtme dhe shëndetin tuaj.
5. Jini të motivuar
Gjendja juaj shpirtërore do ndryshojë për mirë dhe do jeni më të motivuar edhe për gjërat e tjera në jetën tuaj. Provojeni dhe më pas do e kuptoni sa të motivuar do ndiheni. Merrni shembull edhe vipat botërorë, të cilët nuk i kanë vetë trupat aq të bukur, por stërvitja edhenë palestër ka ndikuar te ata.
Burimi: Good life health
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0016539096832275