Prej disa kohësh në media kanë qarkulluar lajme, ku thuhet se këngëtarja e njohur, Tuna është shtatzënë për herë të dytë.
Shkak për këto aludime janë bërë disa foto të këngëtares ku ajo duket me disa kile më shumë.
Por me sa duket këto fjalë do të mbeten në kuadër të aludimeve pasi Tuna i ka mohuar lajmet kategorikisht.
E kontaktuar nga ‘Anabel’ ajo ka zbuluar se nuk është shtatzënë dhe Tian do të vazhdojë të jetë fëmija i vetëm i familjes.
Kujtojmë se këngëtarja kur lindi vogëlushin e saj u largua nga profesioni për gati 3 vite për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë.