Ai është një ndër personazhet më enigmatikë i cili prej deklaratave të çuditshme, është bërë pjesë e mediave rozë. E kemi fjalën për Vali Corleonen i cili në reagimet e tij publike është shprehur se e ka origjinën nga një familje mafioze siçiliane.
Mirëpo “Gazeta Express” ka zbuluar disa detaje të reja për këtë personazh. Nga ato që janë zbuluar së fundmi mësohet se “Princ Vali Corleone”, ashtu siç ai parapëlqen të quhet, e ka emrin Valdrin Sylejmani në realitet. Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan ndërsa përsa i përket jetës luksoze, Vali e ka atë falë bizneseve familjare.