Një ndër festivalet më të shumëpritur muzikorë padyshim është edhe Kënga Magjike. Shumë prej nesh jemi kuriozë se cilët do të jenë artistët pjesëmarrës për këtë vit dhe disa prej tyre tashmë janë bërë publik dhe deri më tani janë zbuluar Ronela Hajati dhe Flor Mumajesi, por lista është zgjeruar. Tashmë dy yje të muzikës shqiptare do bashkojnë forcat me një bashkëpunim në festivalin e shumëpritur.
Ato janë padyshim ndër këngëtaret më të mira në vend dhe gjithashtu prej më energjikeve. Burime për emisionin 'Fun Day' me moderatore Fatma Methasani zbulojnë se Aurela Gaçe do të vijë në bashkëpunim me mikeshën e saj të ngushtë, këngëtaren e famshme Eli Fara. Epo sa prej jush mezi e prisni këtë këngë nga dyshja./intv.al/