INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë e njohim si ''show girl'', por nuk do ta besoni çfarë pune bën në Luksemburg Hueyda El Saied [FOTO]

Të gjithë e njohim si ''show girl'', por nuk do ta besoni çfarë pune bën në Luksemburg Hueyda El Saied [FOTO]

Publikuar më: 21:08 18-10-2018

Hueyda El Saied prej disa muajsh është zhvendosur për të jetuar në Luksemburg që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Michael Tamisier.

Çifti i njohur jetonin bashkë atje dhe ishin bërë prindër të një djali bukurosh si Gabrieli. Sipas Hueyda-s, ata u ndanë pasi bashkëshorti e tradhtoi me një femër tjetër. Një periudhë shumë e vështirë kjo për ish-balerinën shqiptare, por pasi kaloi disa javë ajo e mori veten dhe filloi sërish jetën e saj.

Nëse do të ktheheshim pas në kohë dhe do të kujtonim disa nga programet televizive që bukuroshja e ekranit ka prezantuar do të përmendnim: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

Ajo ka qenë po ashtu balerinë e suksesshme, por është edhe një piktore shumë e talentuar. Në një intervistë për Revista Who, Hueyda ka zbuluar 10 gjërat që nuk dimë ende për të.

Një ndër to është edhe puna që Hueyda bën në Luksemburg. Ndonëse të gjithë e njohim si një prezantuese, balerinë dhe modele, ajo bën një punë që askujt si kishte shkuar mëndja.

“Punoj në një bankë amerikane në Luksemburg si eksperte në departamentin “Kundra pastrimit të parave”, ka treguar Hueyda.

gabg.png

Article Logic
Execution time: 0.0038251876831055