Të gjithë e prisnin për lutjen e së dielës, por Papa Francesku nuk arriti të shkonte në orar duke nisur 9 minuta me vonesë.
Kureshtar se përse Ati i Shenjtë nuk ishte aty, ky i fundit shpjegoi para sheshit Shën Pjetër se mbeti i bllokuar në ashensor për plot 25 minuta.
“ Ju kërkoj ndjesë, mbeta i bllokuar në ashensor për 25 minuta, pati luhatje energjie. Por më pas erdhën zjarrfikësit dhe më nxorën jashtë” u shpreh Papa para se të niste lutjen.
Më pas nisi reflektimin e tij duke kujtuar fjalët e Krishtit që mori pjesë në një darkë: “Është një sjellje e përhapur edhe në ditët tona dhe jo vetëm kur ftohesh për një drekë, kërkohet gjithmonë vendi i parë për të konfirmuar superioritetin ndaj të tjerëve.
Por në realitet ky vrapim drejt vendit të parë nuk i bën mirë komunitetit” u shpreh Kreu i Vatikanit.