Roza Lati ua ka shuar të gjithëve kureshtjen mëngjesin e sotëm, për të parë hundën e re.
Teksa ka marrë biçikletën dhe ka nisur të bëjë shëtitjen e mëngjesit, ajo iu ka “dhuruar” ndjekësve të saj të Snapchat, por jo vetëm, një shkrepje live të fytyrës ku edhe pse ende me një fashë, duket qartë hunda e re. Që pas operacionit, në fotot e postuara 28 vjeçarja nuk e fotografonte pjesën e fytyrës duke lënë të dukshme vetëm buzët. Por tani, pasi ka kaluar pak kohë dhe enjtja po largohet Roza e tregon me krenari hundën e re e cila me siguri do tí japë një pamje ndryshe Latit.