Protesta e popullit të Sudanit kundër presidentit Omar al-Bashir që ka një kohë që drejton vendin, kanë nisur që nga java e kaluar.
Këto protesta anti-qeveritare, kanë qenë edhe të dhunshme të shoqëruara me tentativat e qeverisë për ta shtypur zërin demonstrues.
E në anën tjetër, është këngëtarja Dua Lipa ajo që i ka dalë në mbrojtje popullit sudanez, duke u shprehur haptazi në profilin e saj në Instagram, që e përkrah këtë protestë drejt tranzicionit në demokraci .
“Po e ngre zërin për Sudanin. Jam me të gjitha gratë, burrat dhe fëmijët që po protestojnë për një tranzicion paqësor në demokraci. Qeveria u është përgjigjur dhunshëm thirrjeve për demokraci, me vrasje e dhunime. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe ne duhet së bashku ta ngrejmë zërin”, ka thënë Dua Lipa.