Ditët e fundit për moderatoren e njohur Arbana Osmani nuk kanë qenë aspak të lehta.
Në media është folur për një divorc të mundshëm nga bashkëshorti pas një martesë 16-vjeçare.
Gjithashtu shpesh është vënë në qendër të kritikave lidhur me trajtimin e disa historive në emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.
Ajo nuk është shprehur në asnjë çast në lidhje me këto lajme, ndërkohë mbrëmjen e djeshme ka publikuar disa video ku shfaqej mjaft në formë
Osmani ishte duke kënduar dhe kërcyer në ditëlindjen e një prej bashkëpunëtoreve të saj në emision dhe dukej më në formë se kurrë
Moderatorja e njohur gjithnjë e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut jetën e saj private.