INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë gati për Halloween, mësoni sa shpenzojnë shqiptarët

Të gjithë gati për Halloween, mësoni sa shpenzojnë shqiptarët

Publikuar më: 09:28 31-10-2018

Shqiptarët po ‘përqafojnë’ gjithnjë e më shumë festat ndërkombëtare. E një prej tyre është edhe Halloween, e cila po festohet gjithnjë e më shumë në vendin tonë. Vitet e fundit kemi vënë re se qytetarët dhe bizneset po i kushtojnë shumë më shumë rëndësi kësaj feste. Veshjet, zbukurime, festimet janë të shumta, e ku me mijëra qytetarë zgjedhin të festojnë.
Prej disa vitesh tashmë, ditët e fundit të tetorit të shumta janë bizneset që kanë ndryshuar vitrinat apo shërbimet e tyre, duke iu bashkuar kësaj tematike. Ndërsa festa kulmon mbrëmjen e sotme, përgatitjet për këtë kanë filluar prej ditësh.
Por në dekadën e fundit, që prej kohës kur ka nisur të festohej kjo festë edhe në vendin tonë përgatitja për Halloween ka ndryshuar shumë. Në qoftë se përpara 10 viteve në dyqan merrnin ndonjë maskë në veçanti ose më pak artikuj, tashmë gama është zgjeruar.
Kërkesat për veshje dhe maska tashmë vijnë nga të gjitha moshat, që nga fëmijët e deri tek të rriturit. Edhe kërkesat janë dyfishuar, duke nisur nga veshje të një personazhi të caktuar, kapele, maska etj. E në funksion të kësaj feste janë përshtatur edhe bizneset, lokalet e natës etj.
Halloween është një festë traditë e amerikanëve, e cila ndonëse pa asnjë kontekst historik apo kulturor, filloi të praktikohej edhe në vendin tonë. Sipas Federatës Kombëtare Amerikane të Shitjeve me Pakicë, vitin e shkuar, më shumë se 179 milionë amerikanë festuan Halloween, krahasuar me 171 milionë në vitin 2016. Halloween në SHBA njihet si festa më e madhe pas Krishtlindjeve dhe fitimet janë kolosale, sidomos në shitjet me pakicë.

Article Logic
Execution time: 0.0043599605560303