Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në “Eurovision”. Artistja u shpall fituese e "Festivalit të Këngës", mbrëmjen e djeshme, ku ajo konkurroi me këngën “Sekreti”. Ronela ka marrë mbështetje të madhe jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga figurat publike dhe kolegët e saj.
Edhe Anxhela Peristeri që na përfaqësoi në kompeticionin europian këtë vit e ka mbështetur publikisht. Teksa ka publikuar në Instagram disa foto të Ronelës Anxhela shkruan se ishte fitore e merituar dhe se rrugëtimi i saj do jetë magjik.
Po ashtu, Anxhela ka bërë një pyetje për ata pak këngëtarë që kanë dalë kundër jurisë dhe Festivalit: "Kur fitoni ju nuk ka korrupsion nëpër festivale?"
U ndjeva shume e lumtur dje qe i dorezova kupen e Cmimit te Pare kesaj artisteje me shpirt te bukur! Jam e bindur qe rrugetimi i saj ne Eurovision do te jete magjik! Ishte nje cmim me se i merituar dhe kam nje pyetje per te gjithe ata kengetaret qe sot kane dale me shpate ne dore dhe shajne festivalin dhe jurine:-Kur fitoni ju nuk ka korrupsion neper festivale?( se me sa pashe jane te gjithe kengetare cmimesh por kta i kane marre me merite sigurisht ????)@ronelahajatiofficial keep going zemra ????????????