Menjëherë pas bërjes publike të lajmit se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë ndarë, fansat, mediat apo le ta pranojmë që edhe ne, duke njohur natyrën kontroverse, mendjehapur e paksa të çmendur të Cyrus në një farë mënyrë aluduam se fajtorja mund të ishte ajo…
Por qenkemi gabuar të gjithë!
Një burim pranë çifit ka treguar për “People” se një nga arsyet që ka çuar në përfundimin e marrëdhënies 10 vjeçare të çiftit kanë qenë festat e shfrenuara që Liam bënte shpesh. Po, ai portreti ëngjëllor i Liam, i pëlqenkan shumë këto lloj festash.
“Të gjithë mendojnë gjithmonë që Miley është problematike, jo e matur dhe një njeri i çmendur festash, ndërkohë që ai është djali i qetë dhe i rritur. Por nuk është kështu. Liam shkon në festa me miqtë e tij dhe Miley mendon se duhet ta kishte kaluar këtë fazë. Ajo ka qenë gjithnjë në mbështetje të tij kur gjërat bëhen të errëta, por është e vështirë. Ka diçka që e ka rënduar Mileyn dhe marrëdhënien e tyre.”- është shprehur burimi.
Nga i njëjti burim, Liam nuk është aq i qetë sa ç’duket dhe shpesh ai shfryhet tek Miley për çdo problem që mund të ketë.
Gjithsesi thuhet se dyshja po mundohet ta kalojnë këtë fazë të vështirë të marrëdhënies së tyre, dhe nuk përjashtohet mundësia që të rikthehen sërish bashkë.