Të gjithë prisnin që Ronaldo të ishte ‘mbreti’ i Seria A pas transferimit të tij në Juventus, por deri më tani është një tjetër sulmues që po mbizotëron në Itali. Krzysztof Piatek është duke vazhduar me superformën e tij me Genoan, duke përfshirë startimin më të mirë të një debutuesi të Serie A që nga sezoni i vitit 1949-50.
Sulmuesi polak është transferuar nga klubi italian për 4 milionë euro gjatë kësaj vere dhe shumë shpejt është shndërruar në hero për tifozët e Genoas. Ai shënoi dy gola gjatë pjesës së parë në ndeshjen kundër Frosinones, duke e dërguar numrin e golave të tij në 8, në gjashtë paraqitjet e para të tij në ligën italiane.
Polaku është lojtari i parë që shënon 8 gola në gjashtë paraqitje që nga Karl Aahe Hansen për Atalantan në vitin 1949-50. 8 golat e tij kanë ardhur nga gjithsej 14 goditjet e bëra në gjashtë ndeshje.