Mund të themi me plot gojën se 2018-a ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Era Istrefin. Krahas bashkëpunimeve të suksesshme me artistë të famshëm ndërkombëtare, performanca në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, krah Ëill Smith dhe Nicky Jam i dha goxha famë Erës. Por këngëtarja shqiptare do të përformojë në një tjetër Kupë Bote, por atë të futbollit për femra.
Lajmin e ka konfirmuar e “Ussoccer Indonesia”, faqja zyrtare në Instagram e Federatës Amerikane të futbollit në Indonezi dhe në të gjithë pjesën tjetër të botës.
Ky eveniment për femra shënon edicionin e tij të tetë dhe do të mbahet mes datave 7 qershor dhe 7 korrik 2019, në Paris të Francës.