Era Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura dhe dashura për publikun shqiptar.
Së fundmi, nëpërmjet një kontrate me kompaninë “Sony Music”, ia ka dalë që famën e saj ta çojë përtej kufijve shqiptarë duke u bërë kshu një artiste botërore.
Mirëpo, rreth jetës private artistja ngelet mjaft sekrete. Askush nuk di asgjë për një lidhej të mundshme të saj, ndërkohë që në shtypin rozë përflitet se ajo po kalon një romancë me britanikun Julian Perreta, këngëtar dhe kantautor mjaft I njohur.
Madje ata ndodhen me pushime së bashku në Mykonos, ku Julian publiko një InstaStory në të cilën e cilësoi Erën si mbretëreshën e tij dhe të gjithë e morën si konfirmimin e lidhjes së tyre.
Por, Era vazhdon të na surprizojë. Së fundmi ajo publikoi një video ku shfaqen plot çifte duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa ajo vetëm filmon.
Era duket se do të na e nxijë edhe pak jetën përpara se të konfirmojë lidhjen ose ndoshta nuk do ta bëjë kurrë.