INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë kundër “H&M” për reklamën raciste, reagon nëna e djalit që mbante veshur bluzën “majmuni më cool në xhungël” [FOTO]

Të gjithë kundër “H&M” për reklamën raciste, reagon nëna e djalit që mbante veshur bluzën “majmuni më cool në xhungël” [FOTO]

Publikuar më: 12:28 11-01-2018

Firma e veshjeve H&M ka humbur shumë pikë me reklamën e fundit.

“Majmuni më cool në xhungël”, shkruhej në bluzën me kapuç, veshur nga një fëmijë zezak, në faqen e firmës. H&M kërkoi falje këtë të hënë duke hequr si imazhin dhe bluzat nga tregu. Megjithatë duket se dëmi u bë.
Imazhi është kritikuar gjerësisht për shkak të përdorimit të fjalës “majmun” që përdoret në Amerikë për fyerjet raciale të personave me ngjyrë.
Ishin të shumtë personazhet e famshëm dhe jo vetëm të cilët reaguan kundër H&M për këtë reklamë që ata e kanë cilësuar si raciste dhe më në fund ka thyer heshtjen dhe nëna e djalit të vogël që mbante veshur atë bluzë. 

Terry Mango, nga Stochkolm shkroi në Facebook kundër të gjithë “kritikuesve” të brandit të njohur duke i konsideruar si “të panevojshme” deklaratat e tyre. Ajo tha se kjo është një nga qindra veshjet për të cilat ka modeluar djali i saj kështu që u thotë ta harrojnë fare këtë.

nananan.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424