Prej ditësh ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është përfshirë në një skandal seksual që po merr përmasa të mëdha. Bëhet fjalë për disa akuza në lidhje me një modele amerikane, e cila pretendon se në 2009-n Ronaldo e ka përdhunuar. Futbollisti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, ndërkohë që ndaj tij është hapur një çështje gjyqësore në Las Vegas.
Familja e tij ka vendosur të thyejë heshtjen për ta mbështetur në këtë situatë. Nëna e tij, Dolores dhe motra Katia publikuan fotografinë e futbollistit si 'superman' duke u zotuar se kërkojnë drejtësi.
Dua të shoh se kush ka kurajon të vendosë këtë fotografi në profil për një javë për të, për Portugalinë, për bashkimin e njerëzve, për drejtësi. Ai e meriton këtë", shkruajti Dolores Aveiro.