Pak ditë më parë Rita Ora shokoi me deklaratën e saj se është biseksuale, deklaratë e bërë pasi publikoi këngën "Girls", ku thotë se ndonjëherë dëshiron të puthë vajza.
Këngëtarja shqiptare pati shumë kritika, mirëpo me këtë të fundit që sapo bëri, tregoi se nuk ja ndjen fare. Rita ka publikuar sot videoklipin e këngës "Girls" ku në të shfaqet si perëndeshë e rrethuar vetëm me vajza.
Në një moment të klipit ajo puthet në buzë me Cardi B e për këtë po flasin të gjithë që nga mediat e huaja e prestigjioze e deri tek komentet në Youtube e Instagram.