INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Të gjithë meshkujt tradhëtojnë"! Gruaja e tërbuar ngre në këmbë rrjetin social! [FOTO]

Publikuar më: 14:19 30-11-2016

Sa shumë i besoni partnerit tuaj?

Një grua i ka dhënë shkëndijën një debati të ashpër pasi pretendoi se të gjithë jemi të aftë të tradhëtojmë partnerët tanë, dhe thotë se të mendosh ndryshe është thjeshtë “shenjtërifikuese”. Duke folur në rrjetin social Mumsnet (një rrjet mamash) ajo i kritikoi të gjithë ata që mendonin se gjysmat e tyre më të mira nuk do t’i tradhëtonin kurrë. Sipas saj diçka e tillë nuk ishte as më shumë e as më pak se të mashtroje vetveten. Ajo tha se në rrethanat e duhur, të gjithë ishin të aftë që të dilnin paksa nga binarët. Pavarësisht se e konfirmon faktin që disa nuk tradhëtojnë kurrë, të jesh absolutisht e bindur se diçka e tillë nuk mund të të ndodhë nga partneri apo partnerja është një mashtrim i madh. Postimi ka tërbuar internetin duke marrë më shumë se 280 komente që i kanë ndarë gratë në rrjetin social. Disa thanë se partneri nuk do t’i tradhëtonte kurrë pasi i dashuron me gjithë shpirt dhe i beson përtej çdo skepticizmi. Të tjera ndanë të njëjtin mendim me gruan që “qëndronte me këmbë në tokë” dhe ishte e bindur se të gjithë janë të aftë të tradhëtojnë. Po ju si e mendoni?

cheaaat.jpg

cheaaat2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887