INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë ne i bëjmë! 3 gabimet që duhet t’i shmangim kur bëjmë shopping [FOTO]

Të gjithë ne i bëjmë! 3 gabimet që duhet t’i shmangim kur bëjmë shopping [FOTO]

Publikuar më: 17:38 09-01-2019

Të bësh shopping është terapia më e mirë kundrejt çdo shqetësimi apo mërzitje që mund të kemi. Një shopping nuk është asnjëherë i tepërt për asnjë vajzë, përkundrazi.
Mbase nuk e kishim menduar dhe analizuar shumë, por na ndodh të gjithëve që gjatë momentit që bëjmë shopping, bëjmë të paktën 3 gabime që për momentin nuk i vemë re, por që kanë ndikim.

1.Blemë gjithmonë diçka që nuk na nevojitet
Dhe kjo sigurisht që ka ardhur sepse kemi bërë blerje impulsive dhe pamenduar shumë gjatë nëse e kishim të nevojshme në garderobën tonë apo jo. Nuk është e habitshme që pas disa ditëve, atë veshje apo aksesor që mund të kemi blerë e hedhim ose mund të zërë një qoshe në garderobë dhe mos përdoret kurrë.


2.Bëjmë shopping me njerëz të tjerë
E konsiderojmë të gjithë që është shumë argëtuese kur bëjmë shopping me shoqet tona më të ngushta pasi në atë mënyrë marrim edhe një mendim sesi mund të na rrijë një veshje. Por kjo është një gjë e gabuar, pasi ne nuk marrim parasysh që me personat që shkojmë për shopping kemi shije të ndryshme dhe nuk pëlqejmë të njëjtat gjëra dhe mund të bëjmë blerje të gabuara nën efektin e ndikimit.


3.Blejmë këpucë të lira
Një ndër gabimet që bëjmë është që nuk investojmë tek këpucët dhe blejmë këpucë të lira dhe jo lëkurë. Kjo është një gabim pasi ne ecim gjatë gjithë kohës dhe duhet të investojmë që të kemi këpucë të rehatshme, në mënyrë që lodhja të jetë më e pakët./intvl.al/I.M/

2dcef448684265f5b460b16d7f0947ed.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041611194610596