Një talent i ri shqiptar ka shpërthyer duke na mahnitur të gjithëve në “The voice of France”.
Gjon Muharremaj ka ngritur të gjithë sallën bashkë me jurinë në këmbë me performancën e tij të mahnitshme.
Ai ka lindur në Zvicër dhe në botën e artit njihet si Gjon’s teras. Është në mesin e 12 konkurentëve në nivelin e avancuar të “The Voice” ku gara është vërtetë e fortë.
Në pjesëmarrjen e tij në moshën 12-vjeçar ka mahnitur të gjithë jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij. Së fundmi ai ka lancuar dhe një këngë e cila titullohet “Babai”.