Dyshja e aktorëve Erion Isai dhe Bes Kallaku kanë sjellë për publikun gjatë kohës kur ishin pjesë e emisionit humoristik “Portokalli” një seri rolesh që i kanë dhuruar publikut emocione dhe të qeshura të shumta.
Pas largimit nga spektakli i humorit, Besi dhe Erioni pritet të sjellin një program të ri së bashku i cili sipas thashethemeve kanë bërë që dyshja të jetë e kërkuar nga shumë televizione në vend.
Mesa duket aktorët e kanë vendosur se ku do të prezantohet emisioni dhe sipas burimeve të “Gazetës Express”, emisioni i ri do të marrë jetë në ekranin e televizionit “Klan Plus”, televizionit të ri i cili është pjesë e rrjetit mediatik“Klan”.
Shpresojmë që ky emision të jetë një realizim i arrirë dhe i urojmë Besit dhe Erionit sa më shumë suksese.