INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë në testim!

Të gjithë në testim!

Publikuar më: 10:51 11-01-2016
16 mijë punonjësit e Administratës Publike do të testohen për të mbajtur vendin e punës. Nëse ata nuk do të kapin pragun prej 50 pikësh nga 100 që është maksimumi do të largohen nga puna. Testimi do të mbahet në muajin maj.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, synon që përmes testimit të mësohet mbi njohuritë e punonjësve dhe ai do të përsëritet çdo 4 vjet. Punonjësit e administratës do t’u duhet gjithashtu të shfletojnë literaturën e posaçëm përpara se ti nënshtrohen testimit.
Testimi do të jetë me shkrim dhe me gojë. Lista e punonjësve që do t’i nënshtrohen këtyre vlerësimeve ka filluar të hartohet nga Drejtoria e Adminstratës Publike dhe pritet që në ditët në vijim punonjësit do të njoftohen si dhe t’u jepen orientimet para provimit.
Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209