INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po “e kryqëzojnë” pas humbjes 3-0 me Kosovën, flet trajneri Panucci: Dita më e shëmtuar e karrierës sime, fajin e...

Të gjithë po “e kryqëzojnë” pas humbjes 3-0 me Kosovën, flet trajneri Panucci: Dita më e shëmtuar e karrierës sime, fajin e...

Publikuar më: 22:00 29-05-2018

Pas humbjes 3-0 ndaj Kosovës, ka folur për mediat dhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Tekniku italian tha se mban përgjegjësitë për ndeshjen e sotme, ndërsa tha se ekipi nuk luajti ashtu siç duhej.

Arsyet e kësaj humbjeje janë se nuk luftuam, nuk luajtëm. Është faji im, i mbaj përgjegjësitë unë të gjitha, të gjitha kritikat janë me vend. Në këtë moment duhet të jemi shumë të kujdesshëm, kemi vuajtur sot më shumë se ndaj Italisë dhe Spanjës.

Shpresoj që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e ekipit, kemi dhënë një shfaqje shumë të keqe për të menduar që është kjo Shqipëria. Disa nga lojtarët nuk ishin në pozicionet e tyre, por isha i detyruar të improvizoja. Mbrojtës i majtë ka luajtur Lika, pasi Lenjani nuk ka qenë mirë, ka patur mungesa, por nuk kemi 150 lojtarë, pra isha i detyruar.

Kamer Qaka në minutën e 30-të ka kërkuar ndërrim, performoi shumë keq, ndaj isha i detyruar. Sot, aspekti taktik është gjëja e fundit që i vë rëndësi. Në futboll nëse nuk luan me zemër, atëherë do të humbasësh. Sot është gjëja më e shëmtuar në gjithë karrierën time si trajner. Do të jetë një tjetër melodi që sot e tutje. Kombëtares i mungon zjarri”, deklaroi Panucci.

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508