Kylie Jenner është sigurisht një ndër femrat më me ndikim në botë për momentin dhe shumë persona mbajnë “vesh” kur ajo bën reagime për çështje të rëndësishme globale. Bukuroshja u bë kryeqendra e rrjetit për shkak të këpucëve që bleu në një dyqan luksoz.
Ndërkohë që shumë emra të njohur po përpiqen të kontribuojnë e të luten për zjarret në Amazonë, Kylie shpenzon para për të shtuar disa këpucë më tepër në garderobën e saj.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak fansave dhe s’kanë hezituar ta shprehin mllefin e tyre.
Kylie publikoi disa imazhe në Instagram duke provuar këpucë të ndryshme. Ndër to, ishte dhe një imazh nga dollapi i saj, për të cilin shkruajti: “A kam një problem?” Tani fansat po e akuzojë se nuk shqetësohet për përhapjen e zjarreve në Amazonë, i cili prodhon 20% të oksigjenit në planet.
“Kylie Jenner ka blerë 673838 palë këpucë Guçi ndërkohë që pylli i Amazonës po DIGJET. Ajo ka miliarda para dhe miliona ndjekës. Minimumi që mund të bëjë është të postojë diçka në Instagram”, shkruajti një prej ndjekësve.
22-vjecarja nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë cështje. Madje ajo vijon të postojë imazhe ku promovon linjën e saj kozmetike.