INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, zbulohet arsyeja që çoi Mozzikun dhe Loredanën të merrnin këtë vendim? [FOTO]

Të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, zbulohet arsyeja që çoi Mozzikun dhe Loredanën të merrnin këtë vendim? [FOTO]

Publikuar më: 16:11 01-09-2019

Pak ditë më parë, dolën fjalë se Mozzik dhe Loredana janë duke përjetuar një moment të vështirë në lidhjen e tyre, pra po flitej për një krizë në çift. E këto fjalë erdhën pasi prej disa kohësh nuk postonin më foto bashkë, nuk shiheshin përkrah njëri-tjetrit, Mozzik nuk po e përkrahte reperen për projektin e ri. E pas këtyre fjaleve doli një detaj më dyshues.

Loredana festoi ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë të saj, nuk ishte Mozzik, i cili jo vetëm që s’mori pjesë, por as nuk e uroi në rrjetet sociale (s’kishte ndodhur herë tjetër kjo).

"Prive.al" ka arritur të mësojë nga burime të afërta me çiftin shkaqet e ndarjes së tyre. Sipas burimeve Mozzik dhe Loredana kanë pasur mospajtime në çështjet që lidhen me karrierën.

"Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. Bllokimi i xhirollogarive bankare në muajin Qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale. Mirëpo në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët", ka thënë burimi.

Neve do na pëlqente të shihnim ndonjë reagim të çiftit në fjalë, kështu që jemi në pritje.

jan.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152