Prej disa javësh, Mozzik ka qenë në qendër të mediave rozë. Këtë herë jo për projektet e suksesshme muzikore, por për një ribashkim të mundshëm me Loredanën dhe mediat online janë mbushur me lajme të tilla.
Ata janë parë shpesh herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje Loredana e ka bërë pjesë të dokumentarit të saj reperin e njohur.
Mirëpo siç duket jo çdo gjë është fushë me lulë në jetën e Mozzik. Me anë të një postimi që ai bëri në InstaStory, tregon se diçka nuk po shkon siç duhet me jetën e tij, por gjithsesi kjo nuk e ndalon reperin të buzëqeshë.
“Jam i dëshpëruar por buzëqeshi, kjo është jeta ime”, shkroi reperi, pa sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.