Pak javë më parë, kryefjalë e mediave rozë shqiptare ishte dyshimi që koreografi Albi Nako dhe balerina e njohur, Alba Hoxha janë në një lidhje. Të dy u panë bashkë në Bruksel e më pas në Paris e në Zvicërs. Lidhur me këto lajme reagoi vetë Nako, i cili tha se ishin për punë dhe me atë rast edhe për qejf.
Por ata janë fotografuar sërish bashkë, teksa janë parë duke marrë rreze dielli në plazh. E tani zor se e beson njeri që kanë qenë për punë edhe aty. Mirëpo ata janë parë sërish bashkë krah njëri-tjetrit në eventin “Class Fashion Show” ku u fotografuan së bashku me aktoren Rudina Dembacaj dhe Elda Lazen.
Ndërkohë që Klaudia Pepën nuk e pamë në asnjë foto, me siguri është në Itali. Pra edhe në evente shkojnë bashkë, shenjë e mirë kjo!