INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po thonë se ka ''PLAS-ur'' mes tyre, por nuk do ta besoni sa kohë kanë bashkë Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola! [FOTO]

Të gjithë po thonë se ka ''PLAS-ur'' mes tyre, por nuk do ta besoni sa kohë kanë bashkë Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola! [FOTO]

Publikuar më: 17:17 16-12-2018

Duam apo s’duam ne, Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola janë përfolur shumë ditët e fundit për një lidhje të mundshme mes njëri-tjetrit, por gjë zyrtare nuk ka patur dhe fansat janë ndarë në dy grupe. Disa prej tyre thonë se është thjesht një marrëdhënie profesionale, e për të tjerët, detajet e ndryshme kanë bërë që të besojnë se Flori dhe Kejsi janë çift. Dyshimet fillestare nisen gjatë festivalit “Kënga Magjike” dhe më pas vazhduan në Instagram ku Flori ka postuar foto të Kejsit dhe madje e ka shoqëruar me zemër. Madje në foto të tjera, e shohim gjithmonë në krah të këngëtarit.

Ndonëse lidhja e tyre u zbulua 1 javë më parë në fakt çifti paskan shumë kohë bashkë. Panorama plus raporton se çifti ka rreth gjashtë muaj së bashku dhe janë treguar tejet diskretë. Nga ana tjetër, fakti që ata nuk reagojnë për lajmet në media, nënkupton se diçka po kurdiset.

Neve na pëlqejnë gjërat zyrtare dhe do donim shumë një reagim nga ana e “çiftit” në fjalë.

 

lfio.png

Article Logic
Execution time: 0.0042781829833984