IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Të gjithë po thonë se Turi do të largohet për në “Klan”, po Orinda Huta? [FOTO]

Të gjithë po thonë se Turi do të largohet për në “Klan”, po Orinda Huta? [FOTO]

Publikuar më: 11:13 20-04-2018

“Ndahen” Turi dhe Orinda?

Prej disa ditësh po “vëlon” lajmi për largimin e Turjan Hyskës nga “Vizion Plus” për në “Klan Plus”. Fillimisht Turi i mohoi këto zëra që po qarkullonin në mediat në vend, por ai u kap “mat” me Aleksandër Frangaj në kafenenë e Klan dhe nisur nga kjo dyshimet për largimin e tij ishin më të mëdha.

laso.jpg


Jo vetëm kaq, por po përflitet se Turi do të marrë me vete edhe “Apartamentin 2XL”, mirëpo një pyetje që po mundon publikun është se ç’do të ndodhë me bashkëshorten e tij, Orinda Hutën. Emisioni i saj tashmë ka mbaruar dhe nuk e dimë nëse ajo do të vijojë të qëndrojë në atë televizion.

Megjithatë duket se shumë ndjekës nostalgjikë të Orinda Hutës si këngëtare, kërkojnë një kthim të saj me një produksion të ri muzikor.

“A do dalësh përsëri në skenë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit. Orinda është përgjigjur duke thënë se do të donte të dilte në skenë me diçka shumë të mirë: “Nuk e kam vendosur akoma, por do punoj për të bërë diçka të bukur”, ka thënë Orinda.

Mbetet për t’u parë nëse Orinda e ka ndarë mendjen, do vijojë si moderatore apo do i rikthehet këngës.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032360553741455