Të gjithë po presim që ai të shënojë golin e parë me Juventusin, pas blerjes së kripur të tij këtë verë nga “zonja e vjetër”, por më kot, mesa duket Cristiano Ronaldon e kanë joshur më tepër plazhet e Italisë sesa futbolli italian.
Mesa duket CR7 i ka marrë lehtë edhe përgatitjet për ndeshjen në Ligën e Kombeve kundër Italisë. Kështu që, në vend që të ishte në palestër duke u përgatitur, ai është fotografuar në një jaht luksoz, teksa shijon momentet e relaksit nën rrezet e diellit me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe djalin Cristiano Junior.